Vendosni fjalën kyçe....

S’ndalen trazirat në Hong Kong, përplasje të ashpra mes policisë e protestuesve


Hong Kongu vijon të i tronditur nga trazirat, pasi protestuesit anti-Kinë u përballën me policinë.

Fotografitë dhe videot e përplasjeve në rrugë tregojnë policinë duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë demonstruesit që hidhnin tulla aj forcave të rendit.

Shiu i fortë nuk i ndaloi protestuesit të marshonin nëpër qytet të dielën, një ditë pasi një tubim i ngjashëm u kthye i dhunshëm dhe çoi në më shumë se njëzet persona të arrestuar.

Demonstruesit u panë duke hequr tulla nga rruga për t’i përdorur ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gazin lotsjellës dhe makinat me ujë për të rivendosur rendin publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *