Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet i fuqishëm në Iran, mbi 360 të plagosur (VIDEO)


Një tërmet i fuqishëm ka goditur Iranin perëndimor, në kufi me Irakun. Mësohet se si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë, kanë mbetur të plagosur 361 njerëz, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Banorët nën panik, u vërsulën nëpër rrugë në zonat e prekura, njoftoi agjencia e lajmeve të Iranit, IRNA.

Lëkundjet ishin aq të fuqishme saqë janë ndjerë edhe në Bagdad dhe Kuvajt, shkruan CNN.

Përdoruesit e mediave sociale në kryeqytetin irakian po ashtu kanë publikuar video, ku shihet teksa lëkunden mobiliet dhe llambadarët.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 12 milje nga Sarpol Zahab, provinca e Kermanshah, dhe rreth 6 milje e thellë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *