Vendosni fjalën kyçe....

Tensione te Unaza e Re, banorët përplasen me policinë bashkiake


Tensione në Unazën e Re mes banorëve të Astirit dhe policisë bashkiake  që po shoqëron punonjësit e bashkisë që po heqin ndriçimin në segmentin nga Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ata kundërshtojnë heqjen e ndriçimit dhe të pemëve, proces që i paraprin ndërhyrjes në banesat e tyre. Në mbështetje të tyre sot janë edhe deputetët e opozitës së bashkuar.

Më herët banorët kanë kundërshtuar edhe punonjësit e ARRSH-së që janë në terren për të bërë vlerësimin e banesave që do prishen për zgjerimin e rrugës.

Ditën e sotme në zonën e Shkozës, bashkia ka vijuar me prishjen e disa banesave që janë pjesë e projektit të Unazës së Madhe.

Nga projekti për zgjerimin e rrugës nga Shqiponja te Pallati me Shigjeta prishen më shumë se 300 banesa. Sipas qeverisë, banesat e ligjshme do dëmshpërblehen ndërkohë që për pjesën tjetër do aplikohet qeraja 3 vjet.

Banorët e kundërshtojnë fort prishjen e banesave dhe kërkojnë dëmshpërblim 100 përqind edhe për banesat e palegalizuara dhe janë sot në ditën e 24-të të protestës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *