Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Lushnjë, plagoset pronari i lokalit


Pronari i një lokali ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës. Ai është Saimir Taullau, i cili ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë në lokalin e tij.

Dyshohet se personat që kanë qëlluar ndaj tij kanë qenë dy, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende. I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa gjendja shëndetësore  e tij nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

47-vjeçari që ka mbetur i plagosur është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë në burg me Laert Haxhiun që dyshohet se kreu atentatin në Lushnje para një viti.

Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë. Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë.

Lart Haxhiu është në kërkim ngha drejtësia pas atentatit të vitit të shkuar ku në përpjekje për të vrarë Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares (Alfred Shkurtit), vrau dy shokët e tij, Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

“Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *