Vendosni fjalën kyçe....

“La” Veliajn për Ramën, Blendi Gonxhe drejtori i ri i Patentave


Arben Isaraj

Pas dorëheqjes së Arben Isarait, drejtori i ri i Patentave është emëruar Blendi Gonxhe. Ai ka qenë më parë Drejtori i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, por duket se ka vendosur ta lërë punën me Erion Veliajn, për të punuar më afër kryeministrit Rama.

Isaraj dha dorëheqjen më 22 tetor, pas arrestimit të vëllait të tij për dy akuza penale. 

Alti Isaraj, 47 vjeç, u arrestua për “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Në letrën drejtuesi ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe në dijeni të kryeministrit Rama, Isaraj shkruan “për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”.

Blendi Gonxhe


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *