Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi sfidon Ramën: Frikacak, trego në ç’vend të botës 2 km rrugë kushtojnë 40 milionë euro


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratave të Ramës në mbrojtje të kostos prej 40 milionë eurosh të projektit te Unaza e Re.

Ajo shkruan se Rama në daljen e tij nuk bëri gjë tjetër veçse mbrojti oligarkët e babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e këtij segmenti.

Kryemadhi e sfidon kryeministrin Rama që të tregojë se në cilin vend të botës, 2.2 kilometra rrugë kushtojnë 40 milionë euro.

“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij.” – shkruan Kryemadhi në “Facebook”.