Vendosni fjalën kyçe....

“Lista e zezë” e Korçës, kush janë 22 më të rrezikshmit


Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me 22 personat më të kërkuar në qarkun e Korçës.

Sipas policisë këta persona paraqesin rrezikshmëri të lartë, ndërsa kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Korçës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Prej disa ditësh tashmë, Policia e Shtetit ka bërë publike listën me emrat e personave në kërkim, që konsiderohen si më të rrezikshmit në qarqe të ndryshme të vendit.

E nisi me Vlorën, Fierin, Gjirokastrën, Beratin dhe Dibrën, për të vazhduar sot me Korçën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *