Vendosni fjalën kyçe....

Të harruar nga shteti, banorët e fshatit në Rubik marrin kazmat dhe e shtrojnë vetë rrugën (FOTO)


Të mbetur në harresë nga institucionet shtetërore, banorët e fshatit Rrasfik në Rubik janë bashkuar dhe kanë vendosur që ta shtrojnë vetë rrugën e fshatit të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Rigerta Loku, ish- kandidatja për deputete e “Nismës Thurje“.

 “Epo mirmengjesi

Banorët e Rrasfikut në Rubik u mblodhën dhe e shtruan vetë rrugën e fshatit.

Të bashkuar gjithçka është e mundur. Falemindert për shembullin!

Ju lumshin krahët!”- shkruan zonja Loku.

Sikurse shihet edhe nga fotot e saj, banorët me mjete të thjeshta që u janë gjendur si kazmat dhe me fondet nga xhepi i tyre, ata e kanë shtruar vetë rrugën aq shumë të domosdoshme dhe të lënë pa investim prej vitesh nga autoritetet.