Vendosni fjalën kyçe....

Vetëplagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Peqin


Pak minuta më Peqin ka qëlluar veten me armë zjarri  një 15-vjeçar. Gedis Bici është vetëplagosur me pistolet në shtëpi. Prindërit e tij  i ka aktualisht në Greqi. Policia ka gjetur në dhomën e gjumit armën e zjarrit tip pistoletë.

Informacion paraprak 
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *