Vendosni fjalën kyçe....

Përfitoi 13 mijë euro nga mashtrimi, arrestohet shqiptari në Itali


Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet italiane.

Lajmi behët me dije nga mediat lokale, të cilat raportojnë për aksionin e ndalimit të shqiptarit, i cili rezulton të jetë autor i grabitjeve të një shumë prej 13 mijë eurove.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, ndërsa tani është në paraburgim në pritje të ekstradimit për në Shqipëri.

42-vjeçari raportohet se ka vjedhur shumën e parave të një kompanie transporti përmes dokumenteve të falsifikuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *