Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret më vdekjeprurëse në histori, shkon në 63 numri i viktimave në Kaliforni


Zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë në SHBA, vijojnë të digjen pa u ndalur ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës gjejnë rrugës gjithnjë e më shumë trupa të pajetë.

Deri tani numri i viktimave ka mbërritur në 63 ndërsa lista e të zhdukurve shkon në më shumë se 600 persona pa llogaritur mijëra të evakuuarit, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Flakët kanë nisur prej disa ditësh dhe kanë prekur shumë zona të Kalifornisë duke u përhapur në më shumë se 140 mijë hektarë.

Të ndihmuara nga erërat e forta dhe mungesa e lagështirës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkatërruar gjithçka kanë gjetur përpara ndërsa nuk janë vënë enden nën kontroll në shumë zona.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, e ka ciklësuar situatën si gjendje lufte ndërsa ka paralajmëruar se flakët nuk do të mund të vihen nën kontroll para fundit të muajti nëntor.

Presidenti Trump e ka cilësuar katasfrofën si keqmenaxhim dh ka paralajmëruar me shkurtim fondesh për instutucionet përgjegjëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *