Vendosni fjalën kyçe....

2 protestat të cilat Rama nuk po arrin dot t’i shuajë


Pas protestës së qytetarëve dhe artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar që vijon prej muajsh, ajo e banorëve të Unazës së Re është protesta e dytë vijuese më e gjatë në vend.

Teatri Kombëtar

Protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental ka nisur që kur qeveria dhe bashkia shpalosën planin për të ngritur teatrin e ri në vendin ku ndodhet sot i vjetri, duke ia dhënë atë për ndërtim kompanisë “Fusha”, me kushtin që kjo e fundit të merrte falas 8465 metra katrorë tokë publike, ku do ndërtohej teatri ndërsa pjesën tjetër do e shfrytëzonte për ndërtimin e disa kullave.

Qeveria Rama dhe Kuvendi e miratuahn ligjin për prishjen e teatrit por ai u kthye nga presidenti Meta për shkelje të rënda.

Më pas maxhoranca bëri disa ndryshime në ligj por që nuk pasqyronin asnjë nga shkeljet e gjetura herën e parë nga kreut i shtetit duke çuar ligjin sërish tek presidenti i cili e ktheu edhe njëherë tjetër.

Pas kësaj në seancën e tretë, socialistët miratuan në Kuvend ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar dhe faljen e tokës publike tek kompania e lartpërmendur.

Pavarësisht kësaj, protesta para Teatrit Kombëtar vijon çdo ditë pandërprerje dhe ku marrin pjesë qindra qytetarë e artistë, të cilët kanë organizuar edhe disa protesta para Kuvendit dhe Kryeministrisë kundër këtij ligji.

Unaza e Re

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur 13 ditë më parë pas publikimit të projektit për zgjerimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Banorët që jetojnë aty prej më shumë se 20 vitesh, janë shprehur kategorikisht kundër prishjes së banesave të tyre pasi sipas planit të ministrit Gjiknuri dhe kryebashkiakut Veliaj atyre u është ofruar deri tani vetën 3 vite qira.

Protestat e tyre ditë pas dite kanë qenë fillimisht vetëm te Unaza e Re në zonën e Astirit dhe 4 ditë e fundit e kanë zhvendosur protestën para bashkisë së Tiranës paradite dhe te Unaza e Re pasdite.

Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre, në të kundërt nuk do e lejojnë prishjen e tyre. Disa prej tyre janë shoqëruar nga policia herë pas here por në deklarimet e tyre janë shprehur të palëkundur në kërkesat e tyre. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *