Vendosni fjalën kyçe....

Me armë në makinë dhe drogë në banesë, arrestohet i riu nga Patosi (VIDEO)


Një i ri nga Patosi është arrestuar, pasi është kapur me armë në automjet.

Arrestimi i 24-vjeçarit Alban Urlateanu, u bë në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”.

Pas kontrollit që iu bë në automjetin e tij tip “Benz”, Urlateanut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Jo vetëm kaq, por në banesën e tij u gjet gjithashtu edhe një sasi lënde narkotike.

“Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi:

  • Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *