Vendosni fjalën kyçe....

Rusia lëshon paralajmërimin për ‘metaverse’, shqyrton mundësinë e kufizimeve: E rrezikshme për sjelljen njerëzore


Rregullatorët në Rusi po shqyrtojnë mundësinë e kufizimeve të reja në realitetin virtual (VR), duke thënë se janë të shqetësuar se ai mund të mundësojë veprimtari të paligjshme, ndërsa pranojnë se ‘metaverse’ ofron gjithashtu mundësi të reja për ndërveprimin njerëzor.

Qendra Teknike Shkencore e Roskomnadzor, agjencia federale përgjegjëse për monitorimin e mediave masive, publikoi një raport të mërkurën, duke vlerësuar atë që e sheh si rreziqet dhe mundësitë e mundshme të hapësirave VR ku njerëzit janë në gjendje të ndërveprojnë përtej kufijve kombëtarë.

Termi ‘metaverse’, i referohet botëve virtuale 3D të përqendruara në lidhjen shoqërore njerëzore dhe gjithnjë e më shumë ka qenë në fokus të kompanive të teknologjisë, duke përfshirë kompaninë amerikane Facebook, e cila së fundmi u riemërua si ‘Meta’.

Autorët pretendojnë se hapësirat virtuale do mundësonin hapësira për tregtimin e drogës ose trafikimin e substancave të tjera të ndaluara.

Raporti citon gjithashtu shqetësimet për pasojat që ndërveprimi virtual ka për sjelljen njerëzore. Autorët shkruajnë: “Transformimi i perceptimit për shkak të vendndodhjes në metaverse do të ketë një efekt domethënës kulturor në shoqëri dhe do të ndryshojë sjelljen shoqërore, duke përfshirë zvogëlimin e rëndësisë së normave morale dhe etike për shkak të përdorimit të një avatari virtual.”

Ata paralajmërojnë se kjo mund të prekë veçanërisht fëmijët, ‘grupi më i cenueshëm’.