Vendosni fjalën kyçe....

“Ik na lër rehat, s’ka gjak!”, si i drejtohet mjeku të sëmurës me talasemi (VIDEO)


Lefteri Dedej nga fshati Konjati, Dushk i Lushnjës vuan nga Talasemia, mirëpo në Bankën e gjakut nuk ka gjak për të. Jo vetëm kaq, por edhe mjekët bezdisen, kur ajo u kërkon atyre gjak.

Në rastin e sjellë në Fiks Fare mbrëmjen e shkuar, tregohet se si Lefteri prej 4 muajsh ka marrë vetëm një qese gjak.

E vetme, pa shtëpi, e sëmurë, ajo e ka të pamundur të jetojë normalisht nëse nuk merr sasinë e mjaftueshme me gjak, që janë dy qese në muaj.

Lefteria është kthyer prej katër muajsh si ish-azilante nga Gjermania, ku mori trajtim mjekësor .

Për sa kohë që ishte në Gjermani, zonja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi merrte çdo muaj nga dy qese gjak dhe trajtime mjekësore. Por në Shqipëri, filluan problematikat.

Mungesa e gjakut e ka bërë të ketë hemoglobinën 5 deri në 6 ndërkohë që vlerat normale variojnë nga 11.7 – 13.8 g/dL .

Lefteria kërkon gjak në spital por mjekët i thonë se nuk ka, duhet të gjej një dhurues për ta ndihmuar. Ajo thotë se është e vetme dhe nuk ka askënd që të mund t’i dhuroj gjak. Ajo tashmë nuk merr më as kemp pasi iu ndërpre kur u largua nga Shqipëria për azil. Kempi i saj ka qenë vetëm 100 mijë lekë të vjetra, dhe tani i duhet të ripërsërisë dokumentacionin për të rifituar kemp-in. Lefteria është e pa mundur të punojë, pasi thotë se shpesh ka kriza e dhimbje në kocka.

Lefteri Dedej së bashku me bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan në spitalin ” Ihsan Çabej” të Lushnjës, në bankën e gjakut. Menjëherë sa i komunikoi mjekut Mehmet Xhindoli se kishte vajtur për gjak, ai ia preu shkurt se ” nuk ka gjak, nuk kemi, nuk dhuron asnjë. Gjej dikë që të dhuroj për ty. Ik se kemi kontroll sot. Ik na lër rehat” .

Por kjo përgjigje është e përhershme për Lefterien si nga mjeku ashtu edhe nga infermierja, që nuk kanë kohë të merren me të pasi shpesh herë kanë kontrolle. Madje ata shkojnë edhe më tej kur i thonë: Merr në telefon para se të vish se nuk ka gjak, kot vjen. Në kohën kur Lefteria debaton me mjekun, një tjetër pacient me talasemi afrohet. Atij mjeku i thotë të presë dhe Lefteria reagon duke i thënë mjekut se bën diferencime. “ Pse të presë ai, ka gjak për të?” pyet ajo. Mjeku e mohon menjëherë e shprehet se thjesht e ka të njohur e do ta takoj, pasi ai ka ardhur vetëm për ilaçe.

Biseda e Lefterie Dedej me mjekun Mehmed Xhindoli
Mjeku-Ça do?Ça ka?
Qytetarja-Mirë? Ti mirë? Unë kam ardh për gjakun.
Mjeku-Ça ke ti me? Rri moj tani se dy javë ke, një javë. Rri dhe nja një muaj. Nuk kemi asnjë.
Qytetarja-E di ti se kam katër muaj unë? Këtu vetëm një qese gjak kam marrë. Jam sëmurë, më dhembin kockat.
Mjeku– Ik tani se kemi punë po ik. S’ka fare .
Qytetarja-Po si s’ka fare?
Mjeku-S’ka asnjë moj, asnjë, fare. Fare. Ik na lë rehat , ik. Mirupafshim.
Infermierja-Nuk ka gjak , ka një muaj.
Mjeku-S’ka fare.
Infermierja-Gjej një dhurues.
Mjeku-Gjej një dhurues. Gjej kushëri, vëlla.
Qytetarja-Po s’kam as kushëri as vëlla.
Mjeku-Po s’gjete ik fare. Nuk ka asnjë moj fare.
Qytetarja-Të paktën grupin zero.
Mjeku-Nuk ka!
Qytetarja-Jam, kam qenë me kriza, ku të shkoj? Më dhembin kockat.
Mjeku-Po gjen ndonjë.
Qytetarja-Po ku të gjej.. mo doktor Meti.
Infermierja-Po si ku të gjej moj ti goce. Këtu s’ka.
Mjeku– Ik se po vijnë ata. Ik na lër rehat . Nuk vjen njeri të japi. Ik se kemi punë. Ik tani se kemi punë.
Qytetarja-Jam e sëmurë.
Mjeku-Po ik tani, ne të themi s’kemi ti thua… Nuk ka!
Infermierja-Ik se kemi kontroll tashti.
Mjeku-Ik tashti na lërë rehat po ik. Ik tashti.
Qytetarja-Po kur të vij? Të vij nesër?
Mjeku-Unë them s’ka fare për një muaj ti..
Qytetarja-Doktor Meti, jam e sëmurë. Kam qenë me kriza.
Mjeku-Ne s’kemi sot ti thuaj gjej nesër. Po nesër ku të gjej. Sot do gjemë ne? Na java tjetër merr në telefon?
Qytetarja-Të vij nga java tjetër?
Mjeku-Pyet, se s’dihet. Nuk ka moj fare. Nuk vjen gjak, s’ka. S;jep njeri moj. Gjej një kushëri..
Qytetarja-Po s’kam ore.
Mjeku-Po s’gjete, po ne ku të gjejmë? Ti s’gjen, po ne?
Qytetarja-Kam nevojë për gjak, u bëra 4 muaj vetëm një qese gjak kam marrë.
Infermierja-Po mirë me, ne ça të themi, kur ka pasur ti s’ke ardhur.
Qytetarja-Si s’kam ardhur? Kam ardhur si s’kam ardhur.
Mjeku-Ik moj se kemi punë po vijnë ata ( kontroll) . Ik. Javën tjetër bëj telefon ose hajde pyet.
Infermierja-Ik thuaji doktoreshës që s’kishte.
Mjeku– Unë të them s’kemi. Ik se po vijnë ata, ik. Pyet javën tjetër. Ik. Javën tjetër pyet. Se po vijnë ata, kontroll. Edhe javën tjetër s’kemi , ti thua.
Qytetarja-Si të iki unë në shtëpi, ja vdiqa, ja mbarova? Ku të shkoj?
Mjeku– Po di unë? Gjej ku të duash, o 0, o B ( grup gjaku) bjere ta marrim direkt.
Qytetarja-Po s’kam njerëz, se të kisha njerëz nuk vija këtu.
Mjeku-Po kushëri s’ke ti?
Qytetarja-Po s’kam.
Mjeku-Po gjej një komshi.
Mjeku-Mos ik lart. ( pacientit tjetër) .
Qytetarja-A mos ik i thuaj atij.
Mjeku-Po ka punë kështu, nuk do gjak ai moj.
Qytetarja-Ore ti i thua tjetrit mos ik edhe më përzë mua?
Mjeku– Për ça erdhe sot?
Pacient– Të marr ilaçet.
Mjeku– Di unë ça thua, unë po të them e kam mik moj. Dale moj mos e ngatërro punën, ai erdhi për ilaçet.
Qytetarja-Ai është si puna ime.
Mjeku-Erdhi për ilaçet , s’erdhi për gjak. Edhe i thashë unë prit. Ta takoj vet, qysh je, se e kam të sëmurin tim, siç të kam ty. Vazhdo, mirupafshim. Javën tjetër merr në telefon. Po gjetëm.
Qytetarja-U bëra katër muaj, vetëm një qese gjak më ke dhënë.
Mjeku– Po një ke kërkuar ti, se mos ke kërkuar më shumë. Një kërkove ti, një të dhashë unë.
Qytetarja-Një se s’kishe, edhe atë si ma dhe.
Mjeku-Pse dy doje ti?
Qytetarja-Po dy dua, muaj për muaj dy dua.
Mjeku-Aaaa dy, ne s’kemi një ti thua dy.
Qytetarja-Në Gjermani më jepnin nga dy qese.
Mjeku– Ja ku e ke numrin, mirupafshim!

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Top Channel


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *