Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori Troci replikon në seancën e vettingut: Sulmi ndaj meje, pasi kam prekur interesat e shumë njerëzve


Prokurori Ramadan Troci i ka kudërshtuar gjetjet e KPK-së në seancën e vetingut ndaj tij.

Sipas prokurorit, të gjitha burimet e pasurisë së tij janë të ligjshme dhe të justifikuara ndërsa ndërtimi i banesës në Paskuqan ishte bërë kur kjo zonë nuk ishte zonë e zhvilluar.

“Burimet e mia janë të ligjshme, nuk kam fshehur pasuri. Kur ai apartament u ndërtua Paskuqani nuk ishte zonë e zhvilluar.” – tha Troci para anëtarëve tyë KPK-së.

Më tej ai ka deklaruar se ankimi ndaj tij ishte anonim ndërsa theksoi se sulmi ndaj tij kishte nisur pasi hetimet e tij kishin prekur shumë njerëz.

“Në lidhje me aftësitë profesionale thoni që kam pushuar hetimet për minierën e Bulqizës. Jam prokurori i parë që kur punoja në Bulqizë që kam urdhëruar arrestimin e 4 inxhinierëve. Keni administruar një ankesë anonime që nuk dihet kush është. Kini kurajën dhe më dëgjoni. Jam prokurori që kam sekuestruar e dërguar në llogari të shtetit toka me vlerë 850 milionë euro. Në atë kohë nisën sulme ndaj meje, sepse u prekën shumë njerëz. Çfarë nuk kanë thënë dhe çfarë nuk kanë bërë duke më kërcënuar. Shpreh besim tek ju që do t’i shkoni deri në fund këtij hetimi administrativ”, shtoi prokurori Troci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *