Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç para takimit: Nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin por kjo është puna ime


Para takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiç deklaroi se pozicioni i Serbisë është i vështirë.

“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, tha Vuçiç. 

Ditën e sotme pritet të takohen në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve të dy presidentët. 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Edhe Thaçi tha të mërkurën, përmes një postimi në Twitter, se pret një takim të vështirë me Serbinë, porse të nevojshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, midis dy vendeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *