Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një makinë te Liqeni i Thatë (Video)


Një makinë ka marrë flakë në unazën perëndimore në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Makina ka qenë e ndaluar në anë të rrugës ku flakët e kanë mbuluar të gjithën.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe raportohet vetëm për dëme materiale.