Vendosni fjalën kyçe....

Kevin Spacey ‘goditet’ me të tjera akuza për ngacmim seksual


Fituesi i dyfishtë i Oskarit, Kevin Spacey është akuzuar për shtatë vepra të tjera seksuale, njoftoi të mërkurën prokuroria britanike.

Të gjitha akuzat lidhen me incidentet që përfshijnë një burrë, të cilat dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2001 e 2004, tha shërbimi në një deklaratë.

Spacey, shtetas amerikan, ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si aktor në Britani, duke përfshirë shërbimin si drejtor i teatrit ‘Old Vic’ të Londrës midis 2004 dhe 2015.

Akuzat e reja kundër yllit të ‘House of Cards’ lidhen me tre raste ngacmimi seksual.

Akuzat u miratuan pas ‘një shqyrtimi të provave të mbledhura nga Policia Metropolitane në hetimin e saj’, thanë prokurorët.

Gjykatësi Mark Wall caktoi datën e gjyqit për aktorin, filmat e të cilit përfshijnë ‘American Beauty’, ‘Seven’ dhe ‘LA Confidential’. Spacey doli para gjyqit në korrik për të mohuar pesë akuza në lidhje me tre burra, të cilët tani janë në të 30-at dhe 40-at e tyre.

Muajin e kaluar, një juri e qytetit të Nju Jorkut e pastroi 63-vjeçarin nga akuzat se ai kishte ngacmuar aktorin tjetër Anthony Rapp në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Rapp ngriti akuzat e tij kundër Spacey në vitin 2017, gjë që çoi në zhdukjen e një prej yjeve më të njohur të Hollivudit nga ekrani. Personazhi i tij në ‘House of Cards’ vritet, ndërsa i gjithë roli i Spacey në filmin e Ridley Scott ‘All the Money in the World’ u rixhirua me një aktor tjetër.