Vendosni fjalën kyçe....

“Ndodhi pas mesnate, Rama nuk do e votojë sot Lleshin në Parlament”


Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të emërimit të Sandër Lleshit si zv.ministër, pas lajmërimit që bëri vetë kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se e gjitha kjo ka ndryshuar pas mesnatës së kaluar.

Sipas Berishës, ministri ende në detyrë Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim të papritur me presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Ndodhi pas mesnate!

Tërhiqet me bisht nën shalë Kallam Dështaku!

Të dashur miq, Kallam Dështaku nuk do votojë sot në parlament, ashtu siç rrahu dy ditë me rradhë gjoksin dhe paralajmëroi në një sfidë shah – mat se do votonte në Parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër.

U tërhoq, u palos pas një takimi të fshehtë falenderues Meta-Xhafa të zhvilluar në rrethana të mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilistëve. Zhvillime interesante?!”, shkruan Berisha.

Pavarësisht se presidenti i Republikës Ilir Meta nuk e dekretoi Sandër Lleshin si ministër, ditën e djeshme kryeministri Rama u shfaq i vendosur ta emërojë atë gjithsesi, si zv.ministër.

Lleshi pritet të jetë zv.ministër me kompetencat e ministrit, ndërsa emërimi i tij do bëhet me VKM të veçantë. Vendimi është marrë në mbledhjen e  grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë e pohoi në “Twitter” emërimin e Lleshit si zv.ministër duke thënë se gjithsesi ai do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.” – shkruante Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *