Vendosni fjalën kyçe....

E nisin ditën me mesazhe, Berisha: Ku lind shpresa lind fitorja, Basha: Si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër


Ish-kryeministri Berisha e kreu i PD-së, Basha, e kanë nisur ditën me mesazhe në Facebook.

I pari, Berisha ka publikuar një video të shkurtër nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të cilën e shoqëron me një mesazh të shkurtër.

“Miremengjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! Sb.” – shkruan Berisha.

Pak më pas, Basha ka shkëputur një pjesë nga fjala e tij në Kuvendin e 18 dhjetorit. Mesazhi thekson se PD-ja do zgjedhë të ardhmen, se do ndryshojë për mirë dhe se do jetë në krah të shqiptarëve.

“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do jetë Shqipëria nesër. Ndaj dhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike, për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi. Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës së shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky Kyvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj më qartë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen?” – thuhet në mesazhin e Bashës.