Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplas fëmijën në Gramsh, 11-vjeçarja në gjendje të rëndë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramsh, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit, në fshatin Drizë të Gramshit, ku një autobuz ka përplasur një vajzë 11 vjeçare.

Vajza me inicialet R.D. është dërguar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Rreth orës 08:10, në fshatin Drizë, Gramsh, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh drejtuesin e autobusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *