Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta nuk dekreton  Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë Sandër Lleshin si propozim të Kryeministrit Rama për Ministrër të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Në njoftimin e shkurtër të dhënë nga presidenca thuhët se Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Lleshajt si ministër i Brendshëm

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”- thuhet ne deklaraten e shkurter te zyres per mediat ne Presidence.

Është e paqartë se ccfarë ndodh në rastin kur Presidenti nuk dekreton emërimin e një ministri pasi neni 98 i Kushtetutës, pika 1, thekson se ministri emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i shtetit me propozim nga kryeministri brenda 7 ditëve.

Ndërkohë në mungesë të Gjykatës Kushtetuese e cila mund të shprehej për zgjidhjen e këtij ngërçi, ministria e brendshme mund të vazhdojë të drejtohet nga zv.ministrat.

Ky është rasti i dytë kur Presidenti nuk dekreton një propozim të Kryeministrit pas atij të kreut të Shërbimit Informativ Shqiptar institucion i cili drejtohet nga zv.drejtori pas largimit nga detyra të ish drejtorit Visho Ajazi.