Vendosni fjalën kyçe....

“Dekreti pezull i kreut të SHISH” Meta: Me zv.drejtorin kemi raport shumë të mirë


Presidenti Ilir Meta ka treguar edhe disa prej bindjeve të tij se pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH duke deklaruar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me zv.drejtorin aktual.

“Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me zv.Drejtorin aktual të SHISH”.

“Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet presidentit dhe jo kryeministrit. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.

Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të sigurisë kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do i jepje.

Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë”- u shpreh Presidenti në Syri.net.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *