Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ç’mendim duhet të kem për Tahirin që e mbyti Shqipërinë në drogë


Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit Çim Peka në emisionin “Fakt” në Syri.net, duke deklaruar se është një person delikuent që mbyti Shqipërinë dhe Evropën në drogë.

“Ç’mendim mund të kem unë për një person delikuent që mbyti në drogë jo vetëm Shqipërinë dhe Evropën”- u përgjigj Meta.

Më tej Presidenti shtoi se “një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë ministër i Brendshëm dhe e kam patur mundësinë që të ndaloja këtë gjë por më bindi Rama si njeriun e besuar për ta kryer këtë detyrë. Ata e dinë vetë për çfarë e kanë shkarkuar”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *