Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës


Luçiano Boçi ka konfirmuar bisedimet me Gazment Bardhin, ku  thotë se diskutimet janë intensive për një bashkim të të gjithë opozitës për zgjedhje. Edhe përfshirjen e Bashës e kushtëzon me kthimin, sipas tij në rolin e opozitarit.

“Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ky bashkim është konkret, fillimisht brenda nesh dhe më pas edhe për të ftuar të gjitha partitë opozitare me të cilët përfaqësuesit e PD-së janë bisedime intensive”, tha Boçi.