Vendosni fjalën kyçe....

Rusia zgjeron sanksionet ndaj Ukrainës, në listë ish-kryeministra dhe ministra


Rusia ka vendosur sanksione të gjera financiare ndaj 322 anëtarëve të elitës ukrainase dhe 68 kompanive në pronësi të biznesmenëve të njohur ukrainas.

Në mesin e personave në shënjestër të sanksioneve janë: djali i Presidentit Petro Poroshenko, Oleksiy ministri i Brendshëm Arsen Avakov, shefi i Shërbimit të Sigurisë Vasyl Hrytsak, zëvendës kryeministrja Ivanna Klympush-Tsintsadze, biznesmeni Viktor Pinchuk, ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk, ish-kreu i Grupit Ultranacionalist i Sektorit të Djathtë Dmytro Yarosh

Sanksionet u njoftuan me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Dmitri Medvedev, botuar në faqen e internetit të qeverisë më 1 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *