Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet nga flakët duke ecuar makina në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.


Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është përfshirë nga flakët një makinë e cila ishte në ecje.  Mësohet se makina tip Mitsubish drejtohej nga një 31-vjeçar nga Tirana, i cili është hedhur me shpejtësi nga makina dhe ka shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një zjarrfikëse, e cila mundësoi fikjen e flakëve. Njëkohësisht shërbimet policore normalizuan trafikun e krijuar me këtë rast.  Mjeti është djegur plotësisht dhe policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *