Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta në Bizë, merr pjesë në meshë: Zoti i ndihmoftë shqiptarët (FOTOT)


Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është rikthyer sërish vizitave në vende të ndryshme të Shqipërisë, këtë radhë në Bizë, një fshat në Komunën Ishëm në Rrethin e Durrësit.

Këtu presidenti Meta ka ndjekur nga afër një meshë, ndërsa ka publikuar edhe disa pamje.

“Sot në kishën e Bizës duke ndjekur Meshën e drejtuar nga Padre Serxhio. Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët.”, shkruan presidenti.

Që prej pranverës së këtij viti, presidenti ka nisur një tur nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, qoftë Veri apo Jug, duke zbuluar nga një detaj përmes fotove të eksperiencës së tij atje. Por sigurisht ai ka lëvizur sa nga Tirana drejt Veriut apo Jugut dhe rikthimin sërisht në Tiranë, për shkak edhe të axhendës së tij të ngarkuar si president.

Një ditë më parë, presidenti Meta përshëndeti nismën e votuar në Kuvendin maqedonas, për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë. Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *