Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i oficerit: Lista me 13 bosë nga biznesi dhe politika, policët vodhën drogë brenda laboratorit në Has


Pas lajmit për arrestimin e një biznesmeni turk pëe laboratorin e drogës në Has, ishkryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një oficeri të antidrogës, i cili pretendon se misioni është dekonspiruar.

Oficeri flet për një listë me 13 bosë të përbërë nga biznesmenë, politikanë dhe deputetë, që nuk janë arrestuar. Po ashtu ai thotë se në laborator janë gjetur 260 kg opium të pastër nga të cilat 160 janë zhdukur pa lënë gjurmë.

“Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has!
Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.
Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine
Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë Adem Lala,te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *