Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i dytë për sot në Fier, motoçikleta përplas 2-vjeçaren


Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Fier, ku një motoçikletë ka përplasur një vajzë vetëm dy vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesditës në fshatin Baltëz, ku një motoçikletë ka përplasur 2-vjeçaren ndërsa fëmija me inicialet S.K, nga komuniteti rom, po dilte nga shtëpia.

Mësohet se si pasojë e përplasjes, vajza dy vjeçe ka pësuar plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit.

Por më pas, pas ekzaminimit të mjekëve është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza ka qenë duke dalë nga banesa, në momentin kur është përplasur nga motoçikleta, ndërkohë për drejtuesin e mjetit ende nuk jepen informacione, nëse është ndaluar, apo është larguar nga vendngjarja.

Ky është aksidenti i dytë për sot që ndodh në Fier. Më herët një automjet tip ‘Benz’, përplasi dy makina, një motor dhe dy gra, pranë parkut të qytetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *