Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite konfirmon vrasjen e gazetarit, ndodhi brenda ambasadës


Gazetari saudit, sipas të dhënave zyrtare nga Riadi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. Për këtë vrasje deri më tani janë arrestuar 18 persona.

    
Jamal Khashoggi saudischer Journalist (picture-alliance/dpa/H. Jamali)

Më shumë se dy javë pas zhdukjes së gazetarit e kritikut të regjimit, Jamal Khashoggi, Arabia Saudite konfirmoi zyrtarisht vdekjen e tij. Khashoggi ka ndërruar jetë si pasojë e një ndeshjeje me grushta me disa persona në ndërtesën e konsullatës. Ende nuk dihet se ku mund të jetë groposur kufoma.

Hetuesit turq kontrolluan të premten një pyll në veri të Stambollit dhe ndërtesën në qytetin Yalova në Detin e Marmarasë. Khashogi kishte shkelur territorin e konsullatës më 2 Tetor për të marrë dokumente për martesën. Nga ajo ditë ai u zhduk.

Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, bisedoi në telefon me presidentin turk Erdogan, dhe me atë amerikan, Trump, një ditë më pasi zhduk gazetari edhe u shpreh se nuk kishte djeni për ngjarjen e rëndë.

Burimi: Aljezera


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *