Vendosni fjalën kyçe....

Të dënuar nga gjykata dhe në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona (VIDEO)


Në prangat e policisë kanë rënë dy persona pasi rezultojnë të dënuar nga gjykata.  Nga policia  janë arrestuar Aleksandër Demiri 43 vjeç, Gjykata e Milanos ka lëshuar një urdhër arresti dhe  Besim Zika 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg.

Njoftimi policisë:

Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë të kryera gjatës natës dhe ditës së sotme.

Gjatë kontrolleve arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet një shtetas në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, si dhe arrestohet një 23 vjeçar për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të Kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– A.D, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim :

– B.Z, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi :

– K.M 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritje

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *