Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e gazetarit Khashoggi/ Elita e biznesit tërhiqet nga samiti i nivelit të lartë të investimeve që do mbahej në Arabinë Saudite


Një samit i nivelit të lartë të investimeve që do mbahej në Riad këtë muaj mund të dështoj pasi bizneset e shquara dhe grupet e medias janë tërhequr për të amrrë pjesë për dyshimet në përfshirjen e Arabisë Saudite në zhdukjen dhe vrasjen e mundshme të gazetarit Jamal Khashoggi.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, tha se nuk do të marrë pjesë, dhe Financial Times, Bloomberg, CNN dhe CNBC janë tërhequr si sponsorë mediatikë.

Elita e biznesit në botë do të ndiqte “Iniciativën e Investimeve të Ardhshme (FII)”, e cila fillon në kryeqytetin saudit më 23 tetor. Megjithatë, disa nga kompanitë e përfshira thonë se po tërhiqen në pritje të rezultateve të hetimeve në zhdukjen e Khashoggi, ndërsa të tjerët janë tërhequr pa kushte.

Projekti ambicioz i Vizionit 2030 i Arabisë Saudite – ideja e sundimtarit de facto të mbretërisë, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman – është fort i varur nga investimet e huaja dhe shmangia e dukshme e konferencës prestigjioze të FII do të jetë po aq shqetësuese për politikëbërësit sauditë sa kërcënimi më i largët e një ndalimi të imponuar nga SHBA në shitjen e armëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *