Vendosni fjalën kyçe....

Lala: Albert Veliu ka edhe një përgjim të dytë, e ka dërguar në SHISH


Gazetarja, Klodiana Lala deklaroi se në Britaninë e Madhe është dërguar dhe zëri i Agron Hysenit sipas Prokurorisë. Kjo sepse ekziston edhe një regjistrim i dytë i Albert Veliut.

 

Në Britaninë e madhe, ka shkuar edhe zëri i Agron Hysenit. Si është e mundur kjo? Albert Veliu pasi ka marrë kontakt me gazetarin Jetmir Olldashi dhe ka bërë një bisedë paraprake dhe ka realizuar dhe regjistruar në telefonin e tij, zërin e shtetasit Hyseni dhe ka shkuar me këtë zë duke pretenduar se bëhej fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Pasi ka takuar gazetarin Olldashi, ka shkuar në ambientet e SHISH, pasi ekziston një raport i SHISH të dërguar në Prokurori, ku presopuzohet që shtetasi Veliu kishte informacion për një grup të strukturuar”- u shpreh Lala.

Lala tha se Prokuroria është në vështirësi për të provuar këtë skenar ose të kundërtën e tij, nisur vetëm nga dëshmitë.

Ajo tregoi se ekziston një dëshmi pro dhe një kundra.

Geron Xhafaj

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *