
Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit u rikthyen para kryeministrisë për të mbyllur protestën e 46-të radhazi.
Protestuesit theksojnë se nuk do dorëzohen deri në largimin e kryeministrit Rama dhe hapjen e rrugës për atë që e quajnë “Shqipëri e re”.
Në fjalimet para kryeministrisë ata denoncuan korrupsionin, abuzimin e shpërdorimin e taksave nga qeveria ndërsa ngritën problematika të ndryshme në shëndetësi, arsim, etj.