Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri një person në Ferizaj



Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në një incident që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur për RTKlive se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu”, ka ndodhur një përleshje, ku dyshohet se është përdorur armë zjarri, raporton RTK.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, RTK.

“Në vendngjarje është gjetur një person mashkull, i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt”, tha Veseli.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa ka bërë të ditur se informacione të tjera do të jepen në raportet vijuese.