Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëheqje”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Opozitë e shitur” – Mijëra qytetarë tubohen para kryeministrisë


Me thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”, “Opozitë e shitur”, “Poshtë diktaturës” e “Dorëhiqu” dhe “Bojkotoni median”, mijëra qytetarë u tubuan para kryeministrisë në protestën e tretë radhazi kundër projektit të Zvërnecit.

Ata arritën të çajnë kordonin e policisë që ishte vendosur te ura e Lanës si masë sigurie për ndeshjen miqësor Shqipëri-Izrael që luhet në “Air Albania” në orën 20:00.

Në tubim po flasin qytetarë të ndryshëm ndërsa një prej folësve bëri thirrje që të mos bihet pre e provokimeve të patronazhistëve.

“Ju lutemi të gjithëve mos bini pre e provokimeve. Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë. Duan të sabotojnë këtë bashkim madhështor të shqiptarëve. E arritëm qëllimin, erdhëm para Kryeministrit. Kërkojmë dorëheqjen. Ne nuk jemi të dhunshëm si kjo qeveri dhe oligarkët”, deklaroi ajo.