
Një ekspert grek ka “dhënë alarmin” lidhur me projektin e Zvërnecit dhe telashet që ai sjell për turizmin në Greqi dhe raportet gjeopolitike në rajon, I ftuar në median greke, ai tha se projekti 4 miliardë dollarësh, ku janë të përfshirë dhëndri i presidentit amerikan Trump Jared Kushner dhe e bija, Ivanka, dy biznesmenë nga Katari dhe pesë shqiptarë është shumë i madh dhe me ndikim.
Gjatë shpjegimit për gazetaren, ai theksoi se projekti do ketë një ndikim të madh në ekonominë e Shqipërisë, në rritjen e turizmit të saj dhe mund të sjellë probleme për turizmin në Greqi, sidomos ishujt jonianë.
Sipas Papanikolaut, projekti është kaq i rëndësishëm saqë për herë të parë dhe ndoshta të fundit, projekti ka bërë bashkë kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Berisha.
“Ky projekt sjell…po flasim këtu për rreth 2.5 milionë hektarë. Parku Kombëtar zë 150 herë këtë. Për këtë bëhet fjalë. Janë zonat e Zvërnecit dhe Pishë Poros dhe kanë një bukuri të jashtëzakonshme për këdo që i ka vizituar. Invesimi në fjalë e kapërcen shifrën 4 miliardë dollarë. E përfytyroni dot se cfarë do të thotë kjo për ekonominë e Shqipërisë, se ëfarë dop të ndodhë dhe ëfarë nënkupton kjo për turizmin në Greqi? Sidomos në ishujt jonianë? Ata synojnë të zhvillojnë cilësisht turizmin dhe turistët në Korfuz dhe Kefalonia nuk duhet të jenë shumë të lumtur me këtë zhvillim.
Nëse shtojmë këtu presidentin Trump dhe të bijën. Dy miliarderë nga Katari janë gjithashtu të përfshirë në këtë projekt. Gjithashtu janë të përfshirë edhe pesë shqiptarë. Në Shqipëri ka një ligj të mrekullueshëm që thotë: nëse ke më pak se 25% të fytyrës, identiti yt mbetet i fshehtë. Me siguri ligji është bërë për investimet, kjo ëështë e kuptuershme. Kjo zonë është e përcaktuar si territor për flamingot, tani Shqipëria do duhet të gjejë një vend tjetër për flamingot. Ky investim është kaq i rëndësishëm saqë Rama dhe Berisha janë dakordësuar për të parën dhe mbase për të fundit herë. Dhe po e mbyll me këtë, kure Rama është fotografuar me Kushner dhe Ivankën, kur Ivanka shfaqet në media në SHBA dhe thotë se ëfarë investimi i jashtëzakonshëm është ky atëherë e kupton se kjo gjë është rritur gjeopolitikisht ëfarëdo që kjo gjë sjell për vendin tonë, veëanrësisht në raport me Turqinë.” – tha eksperti grek.