Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi ngjitur në majën më të lartë ndonjëherë, do e ngulim flamurin e Ismail Qemalit e Gjergj Kastriotit në Bruksel”


Majën më të lartë ku Shqipëria është ngjitur ndonjëherë e quajti kryeministri Rama 26 majin, datë që sipas tij shënon hyrjen e vendit në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj evropian.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me ndjekësit në Facebook, ai akuzoi PD-në për dhunë ndaj opozitës në zgjedhjet e majitr 1996. Ai nuk harroi të përmendë Ismail Qemalin e Gjergj Kastriotin

“Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre. Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë.” – tha Rama