Vendosni fjalën kyçe....

Avioni del nga pista në Stamboll e ndahet në dy pjesë, më pas shpërthen në flakë (Video)


Një avion pasagjerësh ka dalë jashtë pistës në aeroportin e tretëë më të madh të Turqisë dhe më pas ka shpërthyer në disa pjesë. Aeroplani doli jashtë pistës në aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ në Stamboll, Turqi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se avioni është ndarë në dy pjesë ndërsa flakët kanë përfshirë trupin e tij. Avioni është i kompanisë me çmime të lira, Pegasus.

Pasagjerët u panë duke u nxjerrë përmes një çarjeje të madhe në anën e avionit.

Për mrekulli, nuk pati viktima në mesin e 177 pasagjerëve sipas ministrit të Transportit të Turqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *