
Ministria e Jashtme e Kolumbisë akuzoi të shtunën Ekuadorin për “ndërhyrje të qëllimshme” në zgjedhjet presidenciale të së dielës të Kolumbisë .
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, tha të premten se vendi i tij do të heqë tarifat dypalëshe më 1 qershor, pasi arriti një marrëveshje me kandidatin presidencial kolumbian të krahut të djathtë, Abelardo De La Espriella.
Noboa tha në X se masa do të ndodhte pasi “të konfirmohej gatishmëria e De La Espreilla-s për të promovuar një luftë të vërtetë dhe të përbashkët kundër narkoterrorizmit”.
Ai shtoi se palët kanë rënë dakord edhe për dorëzimin e shtetasve ekuadorianë të përfshirë në veprimtari kriminale që ndodhen në Kolumbi, shkruan Reuters.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme kolumbiane hodhi poshtë atë që e quajti “paraqitje mashtruese” të vendimit për të hequr tarifat si një masë mirëbesimi nga qeveria ekuadoriane”.
Zyra e Noboas nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Të dy vendet kanë qenë prej muajsh të angazhuara në një mosmarrëveshje tregtare, me Ekuadorin që ka vendosur tarifa për shkak të dështimit të Kolumbisë për të luftuar trafikun e drogës përgjatë kufirit të tyre prej 586 kilometrash (364 milje), një pohim që Presidenti kolumbian Gustavo Petro e ka hedhur poshtë.