Vendosni fjalën kyçe....

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos kufijtë e rinj



Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të nënprodukteve të naftës në vend, të cilat hyjnë në fuqi në orën 13:00 të së njëjtës ditë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i gazoilit të standardit SSH EN 590 është caktuar në jo më shumë se 185 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 173 lekë për litër në shumicë. Ndërkohë, benzina e standardit SSH EN është përcaktuar me tavan prej 173 lekësh për litër në shitje me pakicë dhe 161 lekë për litër në shumicë.

Çmimet do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten rishikime në varësi të lëvizjeve të tregut. Autoritetet kanë kërkuar zbatim të plotë të vendimit nga operatorët e tregut, duke paralajmëruar masa ndëshkimore deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Në njoftim theksohet gjithashtu se, në bazë të kuadrit ligjor në fuqi për akcizat dhe taksat kombëtare, çmimi i gazoilit për peshkim rezulton në 90 lekë për litër, si kategori e përjashtuar nga disa detyrime fiskale.