Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë



Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa e Veliajt është depozituar më 6 maj, vetëm dy ditë pasi Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan pjesërisht praktikën mbi masat e arrestit.

Në rekurs kërkohet zëvendësimi i masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

“kërkohet zëvendësimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të butë si ‘Garanci pasurore’, parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në kërkesën e Veliajt.