Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dyshohet për problem në rrjetin elektrik


Një zjarr ka rënë pasditen e së mërkurës në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas dyshimeve paraprake, flakët kanë nisur nga disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë mbingarkesa në rrjetin elektrik.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë fillimisht me fikëse dore për të neutralizuar flakët, ndërsa më pas në vendngjarje ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Aktualisht, në ambientet e Drejtorisë Vendore ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij rasti.