Vendosni fjalën kyçe....

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme“, –Rama uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit



Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajrami, një prej festave më të rëndësishme të fesë islame.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe një video nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kryeministri në mesazhin e tij urues.