
Tejet i ekzaltuar u shpreh kreu i PD-së Berisha pas rikonfirmimit në kryes të selisë blu.
Ai falënderoi të gjithë ata që e votuan ndërsa theksoi se partia që drejton është si një familje e mbrujtur në palcë me diversitetin e standardin demokratik.
Berisha e quajti votimin e sotëm më të rëndësishmin dhe më të jashtëzakonshmin.
“Jam këtu për të shprehur mirënjohjen e pakufishëm, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokratë që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të PD. Një mirënjohje të veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe. I garantoj se vota e tyre ndryshe, kundër apo abstenim qoftë do të mbahet shënim në kuptimin e asaj që do të bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan. Jemi një familje, e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik. Ky është votimi më i rëndësishëm, më i jashtëzakonshëm sepse me këtë votëbesim ju vendosët të ecim të pamposhtur drejt qëllimeve tona madhore. Kanë zgjedhur PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj. Siç votuam ne sot, do të votojnë shqiptarët nesër. Ky është betimi ynë! Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40 mijëshe, ti ke 0 legjitimitet! Ti, kudo që të shkosh, në hënë e prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar”, tha Berisha.