Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca e dosjes “Veliaj”, gjyqi vijon më 3 qershor në GJKKO



Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe shtatë të bashkëpandehurve të tij është shtyrë dhe do të zhvillohet më 3 qershor në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shtyrja e seancës u bë për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës, ndërsa procesi gjyqësor po vijon me procedurën e gjykimit të shkurtuar për të pandehurit.

Në seancën e planifikuar për këtë të martë pritej që Prokuroria e Posaçme, SPAK, të lexonte pretencën ndaj të pandehurve, por kjo fazë u shty për seancën e radhës.

Gjykata pritet të vijojë shqyrtimin e çështjes në fillim të muajit qershor, ku SPAK do të paraqesë kërkesat përfundimtare për secilin prej të akuzuarve.