Vendosni fjalën kyçe....

Salianji ankim në Kryesinë e PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar


Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka kërkuar zyrtarisht nga Kryesia dhe Komisioni i Apelimit në Partinë Demokratike shpalljen të pavlefshme të vendimit për përjashtimin e tij nga gara dhe nga funksionet drejtuese në parti.

Në kërkesën e tij, Salianji kundërshton masën disiplinore të “përjashtimit” si anëtar i Kryesisë së PD-së, si dhe kërkon anulimin e vendimit nr.120 të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, të datës 1 maj 2026. Ai kërkon gjithashtu verifikimin e përputhshmërisë së këtij vendimi me statutin e Partisë Demokratike.

Kërkesat e Salianjit

-Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

-Konstatmin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.

-Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit… (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.