Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake në Mitrovicën e Veriut


Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake gjatë një kontrolli në një shtëpi të pabanuar në zonën e Crepulës, në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur një armë AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh, si dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë helmetë, çantë për pastrimin e armëve dhe uniformë kamuflazhi.

“Crepule, Zubin Potok /16.05.2026 – 12:20. Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.